• |
ide | kryesore

Vdekja e punëtorit në Sarandë, vihet në pranga 55-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Sarandës ka vënë në pranga në 55-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Arrestimi vjen pasi ditën e djeshme në ambientet e një banese të marrë me qira nga ky shtetas humbi jetën K.C, si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, duke punuar në ambientet e brendshme të një banese të marrë me qira nga ky shtetas, ka humbur jetën shtetasi K. C., si pasojë e dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga muri i kësaj banese.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *