• |
ide | kryesore

Atletico, 5-5-0 e asnjë goditje në portë kundër City: ‘Cholizmi’ në akuzat e Guardiolës

-Instant, Sport



Zero goditje në total, zero goditje në portë, zero goditje jashtë saj, zero goditje të bllokuara, zero goditje këndi. Është kjo, në përmbledhje, ndeshja e Atletico Madrid kundër Manchester City në çerekfinalen e parë të Champions League. Një performancë që shkaktoi menjëherë shumë diskutime dhe tërhoqi shumë kritika ndaj Simeones. Përpos dominimit neto të lojtarëve të Guardiolës, numrat e ndeshjes nënvizojnë, pa rrugëdalje, sjelljen totalisht mbrojtëse të Atletikos.

Qëndrimi i theksuar edhe nga Guardiola në fund të ndeshjes. “Ne e ndienim se ata do të mund të luanin 5-3-2, më pas u përshtatën dhe u reshtuan 5-5-0 – tha menaxheri i City -. Në kohët parahistorike, sot dhe pas njëqind mijë vjetësh është shumë e vështirë të sulmosh një 5-5-0, nuk ka hapësira”.

Deklarata shumë të ngjashme me ato të De Bruyne, autorit të golit që vendosi ndeshjen. “Ishte e vështirë sepse ata luajtën me pothuajse pesë prapa dhe pesë në mesfushë dhe ishte e vështirë të gjeje hapësirë”, shpjegoi ai në fund të ndeshjes.

Një koncept që në rrjetet sociale ka marrë tone dukshëm më të ndezura, me shumë kritika për Cholizmin. Ndaj Citizens, në fakt, për herë të parë që kur Diego Pablo Simeone është ulur në pankinë, ose më saktë që nga viti 2011, Atletico Madrid nuk ka tentuar as një goditje kundër portës kundërshtare. Një rekord negativ që sigurisht nuk i ka pëlqyer as tifozëve të Colchoneros.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *