• |
ide | kryesore

Procedohet kambisti në Korçë, i sekuestrohen paratë

-Instant, Arkiva, Lajme



Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të veprimtarive financiare pa licencë.

Një 65-vjeçar në Korçë, i cili ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse, është proceduar penalisht nga policia.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Informaliteti”, për goditjen e ushtrimit të aktiviteteve financiare informale, proceduan penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 65 vjeç, banues në Korçë” njoftoi policia.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 7 të Korçës duke ushtruar veprimtarinë e këmbimit valutor, pa licencë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. M. iu gjetën shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *