• |
ide | kryesore

Ish-kapiteni i Ukrainës, që punon në Rusi, nuk del kundër luftës: shteti i heq Tymoschuk liçencën e çmimet e fituara

-Instant, Sport



Në Ukrainë një stuhi e vërtetë përplaset mbi Anatoliy Tymoschuk, ish-kapitenin e kombëtares që tani është trajneri i dytë i rusëve të Zenit Shën Petersburg, fajtor se nuk ka mbajtur kurrë qendrimin e hapur kundër pushtimit të vendit nga Rusia. Për këtë arsye, komiteti i etikës i Federatës së Futbollit të Ukrainës ka propozuar heqjen e licencës së trajnerit, të gjitha çmimeve dhe nderimeve, të gjithë trofeve të fituara si futbollist në Ukrainë dhe përjashtimin nga regjistri zyrtar i lojtarëve të kombëtares.

“Që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës – thuhet në shënimin zyrtar – Tymoschuk jo vetëm që nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për këtë temë, por as nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e tij të punës me klubin e agresorit dhe ka qëndruar i heshtur edhe pas pozicionimit të Bayern Mynih, skuadër për të cilën ka luajtur në të kaluarën. Me këtë zgjedhje të vetëdijshme ai po dëmton futbollin ukrainas.”

Ish-kapiten dhe rekordmen i kombëtares me 144 paraqitje, sot Tymoschuk është zëvendës i Sergej Semak te Zenit Shën Petersburg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *