• |
ide | kryesore

SHBA vijon të godasë Putin, do të sanksionohen vajzat e liderit rus

-Instant, Lajme, Planet



SHBA dhe Bashkimi Evropian do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë të mërkurën në përgjigje të pretendimeve të Ukrainës se trupat ruse kryen krime lufte në qytetin e Bucha. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse, si dhe ndaj zyrtarëve të Kremlinit dhe familjeve të tyre. Wall Street Journal raporton se Uashingtoni po shqyrton sanksione shtesë edhe për dy vajzat e  Putinit. Po ashtu sanksione të reja do të vendosen për Sberbank, që është banka më e madhe ruse.

BBC raporton se ambasadorët e BE-së do të shqyrtojnë të mërkurën planet për një paketë të pestë sanksionesh, që përfshin ndalimin e importeve të qymyrit rus dhe parandalimin e shumicës së anijeve në pronësi ruse nga përdorimi i porteve të BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *