• |
ide | kryesore

Bjellorusia shpall listën e vendeve “jo miqësore”, mes tyre edhe Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria bjelloruse ka miratuar këtë të premte një listë të “vendeve jomiqësore”. Sipas një raporti të Agjencisë Ruse të Lajmeve Satelitore lista përfshin disa shtete mes tyre edhe Shqipërinë. Konkretisht bëhet fjalë për Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.

Sipas dekretit të qeverisë, këto vende po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse”.

Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë. Përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende të tjera.



3 Comments

  1. NE KELYSHET E AMERIKES NA RUAN DHE NA USHQEN AMERIKA

    AMERIKA NA SHPETOI NGA DIKTATURA E NAFTES
    DHE NA SOLLI DEMOKRACINE PA NAFTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *