• |
ide | kryesore

Kris Jenner flet për marrëdhënien e saj me Caitlyn

-Instant, Paparazzi, Slider



Kris Jenner ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Caitlyn Jenner.

Gjatë një bisede me Robin Roberts të mërkurën mbrëma, Kris u pyet se si janë raportet me Caitlyn, me të cilën ishte e martuar për 22 vjet dhe ka vajzat Kendall, 26, dhe Kylie, 24 vjeç.

“Ne jemi mirë. Po, ne jemi mike,” deklaroi ajo. “Takohemi kur është një çështje familjare, kështu që, e dini, jemi më të qetë tani.”

Duke kujtuar reagimin e familjes së saj ndaj tranzicionit të Caitlyn-it, Kris shtoi: “Mendoj se ishte një tronditje e madhe. Është një gjë e frikshme ta kalosh sepse nuk di asgjë për të. Është një temë që nuk e kisha menduar kurrë se do të më duhej të merresha drejtpërdrejt me të  ose ballafaqohesha.”

Dyshja njoftuan ndarjen e tyre në tetor 2013. Dy vjet më vonë, Jenner doli publikisht si transgjinore. Famlja më pas kaloi një periudhë të vështirë pasi Caitlyn publikoi një libër në 2017.Në librin e titulluar ‘In The Secrets of My Life’, ajo tregoi se Kris e dinte për krizën e identitetit të saj gjinor duke krijuar një përçarje në familje./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *