• |
ide | kryesore

Kapet me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 41-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



Rastet e tentativave për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave sa vijnë e shtohen. Këtë të premte, një 41 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi është kapur me 5 emigrantë në makinë. Nga policia mësohet se është arrestuar Eralda Shkurta, e cila i kishte marrë emigrantët në Sarandë dhe me mjetin e saj tip ‘Honda’, po i çonte drejt Tiranës.

Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *