• |
ide | kryesore

Aksioni në doganë që vuri në pranga dhjetëra policë të korruptuar, gjykata jep vendimin për 14 prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K, B.H, B.P, B.S, D.Z, F.H, I.I, I.S, N.S, R.K, S.K, S.P, SH.A dhe Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale në vazhdimësi “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” në bashkim me veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje gjatë aksionit “Pika 2”, që u zhvillua në pikën kufitare në Vërmicë, janë arrestuar 26 zyrtarë policiorë.  Një operacion të ngjashëm dje është realizuar edhe nga policia e Shqipërisë, ku janë arrestuar 34 zyrtarë policorë në pikën Kufitarë në Morinë, pikë kjo nga e cila udhëtarët kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *