• |
ide | kryesore

Kanye West kërkoj një vend luksoz për rehabilitim

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas tërheqjes nga “Coachella” dhe mosvajtjes në “Grammy”, reperi ‘problematik’ Kanye Ye West po përpiqet të gjejë një qendër për përmirësimin e sjelljes së tij, pasi ai do që të jetë një “njeri më i mirë dhe baba më i mirë”.
Sipas “Page Six”, ai ka ekipin e tij që po kontrollon për vende “me komponente luksoze”.

“Ekipi i West ka kërkuar qendra trajtimi për të.” Duke shpjeguar se, “ai dëshiron të hyjë në një qendër që trajtoton problemet me sjelljen për të qenë një njeri më i mirë dhe një baba më i mirë.“
Rikujtojmë se javën e kaluar, Kanye West i ka premtuar Kim-it se nuk do ta shqetësojë më, nuk do të bëjë deklarata publike për të dhe të dashurin e saj Pete Davidson dhe do të përpiqet të bashkëpunojë sa më mirë në rritjen e fëmijëve.

Reperi gjithashtu i tha ish-bashkëshortes së tij se do të shkonte diku për t’u kuruar, por mesa duket ende nuk e ka gjetur vendin e duhur.
Një përfaqësues i reperit të njohur tha për “Page Six”:

“Në këtë kohë, Kanye West është e përkushtuar për një marrëdhënie të shëndetshme bashkë-prindërore me Kim dhe është i fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre të bukur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *