• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Italia, 26-vjeçari arrestohet në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



26-vjeçari Stivi Filolli ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti italian. Ai ka rënë në pranga në Tiranë, në sajë të një operacioni që është shtrirë në disa shtete.

Njoftimi

Policia e Shtetit, pjesëmarrëse në një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Grand Tour” u kap në Tiranë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Kapja e personit u bë falë bashkëpunimit të FAST Albania me strukturat e DVP Tiranë.

Operacioni policor i koduar “Grand Tour” u zhvillua në disa shtete, në kuadër një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal.

Në Shqipëri u angazhuan FAST Albania dhe strukturat e DVP Tiranë.

Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme.

Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST.

Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *