• |
ide | kryesore

Komisioni i Rithemelimit: Kongres i sotëm anti-SPAK, Edi Rama i bëri presion drejtësisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë përpara medieve duke thënë se PS-ja sot tregoi para çdo shqiptari se është një parti e kalbur nga korrupsioni. Këlliçi foli edhe për deklaratën e kryeministrit Rama,  gjatë të cilës ky i fundit kritikoi SPAK-un se nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këlliçi e ka quajtur Kongresin e PS-së si një kongres anti-SPAK, duke shtuar se është kriminale mënyra sesi Edi Rama i bëri sot presion drejtësisë.

“Sot Ramën do e kishin zili dhe liderët më autoritarë dhe diktatorët më famëkeq, edhe Kim Jongun do e kishte zili për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Është kriminale presioni që Rama u ushtroi ndaj organeve të drejtësisë. Kongresi anti-spak sepse frika që e ka kapur nga afera e inceneratorëve e detyroi t’i bënte presion të hapur duke treguar që e trajton sikur të ishte seksion i partisë së tij. Sot u fol për urrejtjen ndaj opozitës, tregoi që është i shqetësuar që opozita  e kapur është një ëndërr që nuk ekziston më. Sot para Ramës ndodhet një opozitë reale. Sot qytetarët shqiptarë panë sesi rilindja vdiq ku Edi Rama u la porosi deputetëve që termin rilindje mos ta përdorin më pasi ai është eksperiment i dështuar. Rama u tregoi shqiptarëve që oferta e vetme që ia ka për vendin është hashashi, asnjë plan ekonomik, asnjë fjalë për të rinjtë e vendit, asnjë fjalë për çmimin e karburantit, çmimet e larta. I tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai kap prej veshi dhe e çon përpara drejtësie”, tha Këlliçi.



4 Comments

  1. panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.Nuk te pelqen o Kerrici salihut

  2. RAMA SOT DUKE SULMUAR MBROJTI BYTHEN E TIJ SEPSE E KUPTON SE E KA TE RREZIKUAR .
    DO JA FUSI CA KURVAVE QE E KANE TRADHETUAR . KY ESHTE KARAKURVE DHE E NDJEN NE AJER RREZIKUN . TE PARIN DO SHESE JEVGJITIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *