• |
ide | kryesore

Partizani shënon gol pa portierin në portë, Teuta dorëzohet 3-1: Mehmeti merr vendin e katërt

-Instant, F1, Sport



Partizani imponohet 3-1, në Elbasan Arena, përballë Teutës, duke marrë vendin e katërt në Superiore. Skuadra e Mehmetit kërkon me cdo kusht të arrijë Europën, që përmes Kupës është vënë tashmë në dyshim, me shkodranët që do ta luajnë kthimin në shtëpi pas 0-0 në vajtje. Durrsakët rrezikojnë tani të përfundojnë në playout dhe shkojnë në Lac për ndeshjen e kthimit të Kupës të dërrmuar psikologjikisht.

Të parët që zhbllokuan ndeshjen ishin miqtë që shfrytëzuan pikërisht një gabim të Hoxhës, për të marrë epërsinë në minutën e 27’ me Ivanovic. Arapi shpresonte të shkonte në pushim në avantazh, por planet ia prishi Skuka, që në minutën e dytë shtesë barazoi rezultatin. Arbitri Hamiti e anulloi golin për pozicion jashtë loje të dibranit, por VAR dëshmoi se ishte mbrojtësi i Teutës ai që coi topin drejt Skukës.

Partizanit përmbysi situatën në minutën e 52’ me Bitrin, që me një goditje me kokë, në sugjerimin e Kallakut, mposhti Qirkon duke regjistruar shifrat në 2-1. Me ndeshjen të hapur deri në minutën e 96, Qirko mendoi të jepte një dorë ndihmë, në minutën e fundit shtesë, por braktisja e portës nuk ishte lëvizja e duhur dhe kundërsulmi i Mirosavljev, që vrapoi e dribloi i pandaluar nga askush, finalizoi golin e tretë dhe vendimtar.

Fitorja e dytë radhazi për të besuarit e Mehmetit, rezultati i tretë pozitiv në seri, ndërsa Teuta është në vështirësi të madhe, me zonën e playout tani vetëm një pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *