• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Basha dhe Berisha shkëmbehen në kuvend, shmangin vështrimet e njëri-tjetrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që kur njoftoi pezullimin e Sali Berishës në 9 Shtator, Lulzim Basha nuk e ka takuar më ish-kryetarin. Bashkë kanë shkëmbyer ndonjë sms ngushëllimi, ndërsa lufta mes të dyve  ka qenë e ashpër për kontrollin e selisë së PD-së.

Këtë pasdite, si rrallëherë janë gjendur pranë njëri-tjetrit në parlament. Berisha ulur mes deputetëve. Basha duke dalë nga salla. Nga foto e LSA duket se Berisha e ka shmangur kryqëzimin e vështrimeve duke kthyer kokën në anën tjetër. Basha duket i qeshur, ndërsa ka mbyllur sytë duke përshëndetur me mimikë dikë nga deputetët.

Ditën e sotme SHBA shpallën non grata, pronarin e Tv Ora Ylli Ndroqin dhe ish-deputetin e PS, Aqif Rakipin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *