• |
ide | kryesore

Po ‘plaste’ furgoni/ 24-vjeçari nga Kosova kapet në Gjirokastër me 64 emigrantë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 24-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pas një ndjekje të gjatë. Policia është vënë pas të riut, mbas sinjalizimit se në furgonin e tij kishte emigrantë të paligjshëm. Pas disa minutash ndjekje Egzon Isufi është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Isufi mësohet se ishte duke transportuar 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt fitimit. 24-vjeçari i kishte marrë emigrantëve 3400 euro për t’i kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në kufi.

Pas hetimeve, u identifikuan edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, F. M., 34 vjeç, banues në Kosovë dhe E. Z., 27 vjeç, banues në Kukës, të cilët janë shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *