• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet “skifteri” i “Kodrës së Diellit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së 5 banesave në kryeqytet.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit E. S. (M)., 45 vjeç, banues në Reps, Mirditë, i shpallur në kërkim për vjedhje, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale” njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në muajt e fundit, konkretisht:

– Më datë 01.10.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur sende me vlerë në banesën në pronësi të shtetasit G. A.

-Po në datë 01.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën në pronësi të shtetasit M. K.

– Më datë 16.10.2022, në rrugën “Bill Klinton”, ka vjedhur kasafortën me vlera monetare në pronësi të shtetaset D. B.

-Më datë 10.02.2022, te “Liqeni i Thatë”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit L. M.

-Më datë 09.04.2022, në rezidencën “Kodra e Diellit 2”, ka vjedhur shuma parash dhe bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit N. K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *