• |
ide | kryesore

“Nuk e di se çfarë më pret”: Nagelsmann në ‘siklet’ pas eleminimit të Bayern, ja çfarë do ndodhë me skuadrën

-Instant, Sport



Një zhgënjim i madh, shumë i madh. Bayern Mynih largohet nga Champions League tashmë duke u përshëndetur në çerekfinale me kompeticionin. Një gol i vetëm i shënuar ndaj Villarreal midis shtëpisë dhe transfertës nuk mjafton për t’u kualifikuar. E në Gjermani ngrihen pyetje mbi arsyet. Fakti që Nagelsmann kishte vetëm Gnabry si zëvendësues sulmues të nivelit të lartë, mund të jetë domethënës, por duhej bërë më shumë kundër të shtatit në kampionatin spanjoll. Në katër edicionet e fundit të kompeticionit më të mirë evropian, vetëm në vitin 2020 (kur u rishikua formati i Champions për shkak të Covid) Bayern arriti të kalojë çerekfinalen. Për pjesën tjetër, ka pasur një eliminim në raundin e 1/8 (në 2019 kundër Liverpool) dhe dy në çerekfinale (kundër PSG në 2021 dhe Villarrealit dje). Shumë pak. “Sezoni nuk është i mjaftueshëm”, tha Nagelsmann. E shoqëria ndan të njëjtin mendim.

Në fund të ndeshjes ndaj spanjollëve, Thomas Müller nuk bëri asgjë për të fshehur zhgënjimin e tij. “Të pësosh një gol si ky është jashtëzakonisht e hidhur – shpjegoi ai -. Ne luajtëm një ndeshje impenjuese, me tifozët që na mbështesnin ne shtymë përpara, shumë madje. Para barazimit ndoshta duhet të kishim shënuar një gol tjetër, por goli i tyre nuk ishte se pritej. Në fund të fundit ata patën vetëm një shans. Nëse do të analizonim vetëm ndeshjen e sotme, duhej të kalonim ne. Duke marrë parasysh ndeshjen e parë, ky është rezultati. Situata është shumë e hidhur. Duhet të pranojmë eliminimin, por… nuk di çfarë të them…”.

I zemëruar është edhe Nagelsmann: “Në kupë dolëm menjëherë, në Ligën e Kampionëve objektivi minimal ishte gjysmëfinalja. Nuk mund të jemi të kënaqur me sezonin. Nuk e di se çfarë më pret, sigurisht Bielefeld në ndeshjen tjetër të kampionatit. Nuk kam frikë, gjithmonë ka më keq në jetë”. Pozicioni i tij në pankinë nuk është në dyshim, por duke pasur parasysh që Bayern pagoi 20 milionë për ta rrëmbyer nga Leipzig në verë, pritej më shumë prej tij që në vitin e parë. Nga ana tjetër, skuadra dukej që në fillim të sezonit si shumë e brishtë në mbrojtje dhe shumë e spostuar përpara.

Kështu, bavarezët do të vazhdojnë me Nagelsmann, por gjatë verës skuadra mund të ndryshojë fytyrë: Süle do të largohet nga klubi me parametër zero te Dortmundi dhe nuk përjashtohet që edhe Lewandowski të largohet. Kontrata e polakut skadon në vitin 2023. Sulmuesi la të kuptohet se ishte i zhgënjyer që Bayern nuk e ka trajtuar ende çështjen e rinovimit. Mbi të është sulur Barcelona, ditët e fundit disa media polake kanë deklaruar se lojtari u ka kërkuar bavarezëve ta shesin. Para ndeshjes kundër Villarrealit, dëshmoi pasiguri një intervistë e CEO-s së Bayern, Oliver Kahn për televizionin gjerman: “Ai do të qëndrojë të paktën edhe një vit. Nuk jemi të çmendur, nuk kemi ndërmend të mendojmë se si të zëvendësojmë dikë që prej shumë sezonesh shënon 30-40 gola në kampionat”. Por kur gazetari vuri në dukje se qëndrimi i Lewandowskit është një lajm i rëndësishëm, Kahn bëri një hap prapa: “Ky është tani një sugjerim”. Si për të thënë se në planet e Bayernit nuk është shitja e Leëandoëskit, por nëse ai do të kërkojë shitjen, situata mund të ndryshojë. E dikush spekulon se bavarezët, për sulmin, janë të interesuar për Schick, i cili po shkon shumë mirë te Leverkusen. Edhe ky, megjithatë, për momentin është vetëm një sugjerim. E vërteta është se te Bayern ka një zhgënjim të madh, shumë të madh: eliminimi nga Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *