• |
ide | kryesore

Dani Parejo: “Më quajnë pijanec, por nuk e vras mendjen, Vinicius duhet të bëjë kështu”

Sport
Parejo



Në një mënyrë apo tjetër, Vinicius gjithmonë përfundon duke i bërë njerëzit të flasin për të. Për lotët e tij në konferencën për shtyp kanë reaguar edhe kolegët e Villareal e në veçanti Daniel Parejo. Në fakt, braziliani i Real Madrid është gjithnjë e më në qendër të sjelljeve raciste në Spanjë, çka e ka bërë të padurueshme situatën për Vini Jr.

Në veçanti, Daniel Parejo, mesfushori i Nëndetëses së verdhë, nuk mund të mos vlerësonte aftësitë e jashtëzakonshme futbollistike të brazilianit. Ai megjithatë i lejon vetes të komentojë edhe qëndrimin e tij në fushë, duke sugjeruar një këndvështrim tjetër për Vinicius: “Ai është një lojtar spektakolar, i jashtëzakonshëm, me formë verbuese. Për këtë arsye, duke luajtur në një nga skuadrat më të mira në botë, nuk pres që të gjithë të vijnë për ta përgëzuar. Përkundrazi, tifozët kapen gjithnjë me më të fortët. Por unë mendoj se ne lojtarët duhet të kujdesemi vetëm për të luajtur”.

Lexo më tej: Video/ Vinicius shpërthen në lot në konferencë për shtyp: “Kam gjithnjë e më pak dëshirë të luaj”

Mesfushori spanjoll përfundon duke thënë: “Në disa fusha më thonë pijanec, por unë nuk merrem me njerëzit, as nuk bëj gjeste. E anashkaloj dhe kaq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *