• |
ide | kryesore

Al Pacino, në një lidhje me producenten 53 vite më të re

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur Al Pacino është përfolur së fundmi për romancën e tij të dashurisë  me Noor Alfallah.

Pacino dhe Alfallah u fotografuan së bashku këtë javë në një darkë  duke festuar një ekspozitë të re arti me veprat e piktorit Julian Schnabel.

Alfallah,28 vjec ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, 78 vjec, investitorin miliarder dhe filantropist Nicolas Berggruen, 60 vjec, dhe gjithashtu është parë në Los Angeles me 91-vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo këmbënguli se ishte mik i familjes.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur, ajo ishte me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen.Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj.”Noor lëviz me turmën e pasur dhe vjen nga një familje me para”,tregoi një burim për ‘Page Six’.

Kjo është hera e parë që Pacino është parë në një takim që nga ndarja e tij në vitin 2020 nga aktorja izraelite Meital Dohan, e cila kishte një problem me diferencën në moshë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *