• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ukraina do të kthehet në fushë për një vend në Katar: FIFA cakton datën për sfidën me Skocinë

-Instant, F1, Sport



Apelit të pjesëmarrësve në Botërorin Katar 2022 i mungojnë ende tre skuadra dhe njëra prej tyre pritet nga Europa. Gjysmëfinalja e playoff-it mes Skocisë dhe Ukrainës, e shtyrë për shkak të bombardimeve ruse në territorin ukrainas, do të luhet dhe, tashmë, ka një datë të treguar zyrtarisht nga FIFA: 1 qershor 2022 në Hampden Park, Edinburgh. Fituesi i sfidës do të përballet me Uellsin në finale, që do të luhet më 5 qershor.

FIFA ka fiksuar datat për playoff-et kualifikuese europiane për Kupën e Botës në Katar ku përfshihet edhe Ukraina. Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 qershor dhe fituesit do të përballen me Uellsin më 5 qershor në finalen për vendin e vetëm të mbetur evropian, në eventin e planifikuar për në fund të vitit.

FIFA ka dashur të falënderojë “të gjitha palët e përfshira, për frymën e fortë të solidaritetit dhe bashkëpunimit, që çoi në këtë vendim unanim, me përshtatjen e kalendarit të Ligës së Kombeve, falë bashkëpunimit të UEFA-s”. Ndeshja mes skocezëve dhe ukrainasve duhej të zhvillohej më 24 mars në Hampden Park në Glasgow, por ishte shtyrë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *