• |
ide | kryesore

Pas Alqi Bllakos, zbardhet dëshmia e Lefter Kokës për aferën e inceneratorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje nga dëshmia e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili për disa orë dha sot llogari para SPAK-ut.

“Nuk kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Për shpronësimin, është ngritur një Komision i Posaçëm.”, mësohet të jetë shprehur ish-ministri, zbuloi gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se Koka është pyetur në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Fierit. Lidhur me akuzën për “korrupsion”, Koka ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje apo ndikim në kompanitë që kanë marrë para për kryerje punimesh në incenerator.

“Mospublikimi i ofertës tenderuese në fletoren europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj.”, është shprehur më tej në dëshminë e tij ish-ministri.

SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Lexo më tej: Dëshmia dy-orëshe para SPAK, çfarë detajesh zbuloi Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve 



2 Comments

  1. çdo derë shqiptari duhet t’a shpallin Sali Berishën “NON GRATA”. Nuk e di çfarë mallkimi është ky për shqiptarët që, në vend që t’i themi “Faleminderit” dhe t’u jemi mirënjohëse SHBA, disa masmedia shqiptare, analistë të dreqit, shkojnë si të verbër pas një kali të ngordhur dhe mundohen t’i japin oksigjen “Non Gratës”…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *