• |
ide | kryesore

Johnson telefonatë me Zelenskyn: Putini do të dështojë

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka folur në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pasditen e sotme. Zëdhënësi i kryeministrit e konfirmoi këtë.

“Presidenti Zelenskyy e informoi kryeministrin për situatën në Mariupol dhe kryeministri tha se ai përshëndeti rezistencën ukrainase në qytet. Dyshja diskutuan nevojën për një zgjidhje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën dhe kryeministri tha se do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe partnerët për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë sovranitetin e saj në javët dhe muajt në vijim”,-shtoi ai.

Deklarata shtoi: “Kryeministri e përditësoi Presidentin Zelenskyy për sanksionet e reja nga Mbretëria e Bashkuar që hynë në fuqi javën e kaluar dhe tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të sigurojë mjetet për Ukrainën për t’u mbrojtur, përfshirë automjetet e blinduara në ditët në vijim. Kryeministri tha se mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën vetëm sa u forcua dhe se ai u shpreh i bindur se Ukraina do të kishte sukses dhe Putini do të dështonte.”, tha zëdhësi. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *