• |
ide | kryesore

Video/ Bolonja me 9 lojtarë ndalon Juventusin mes polemikave: Vlahovic eviton humbjen në të 95′

-Instant, Sport, Video



Juventus ngadalëson vrapimin drejt zonës Champions League. Në fakt, në javën e 33 të Serie A, skuadra e Allegrit nuk shkoi përtej rezultatit 1-1 ndaj Bolonjës dhe e mbajti të hapur luftën për vendin e katërt me 63 pikë. Në Allianz Stadium bardhezinjtë mbyllën pjesën e parë pa asnjë goditje në portë, ndërsa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Arnautovic në minutën e 52′ zhbllokoi ndeshjen, më pas Danilo goditi shtyllën përpara se Juventus të barazonte në shtesë me Vlahovic (94′), pas kartonit të kuq të dyfishtë për Soumaoro dhe Medel (84′) për një faull në hyrje të zonës ndaj Moratas dhe protesta.

Sulm mbi qytetin e artit në fundjavën e Pashkëve, shkruanin gazetat. E 35,000 tifozët e Juventusit që vrapuan në stadium e për 90 minuta kafshuan duart – më mirë një orë radhë të gjatë në muze se sa kjo Juve e shëmtuar, ndonjëherë shumë e shëmtuar – në fund u shpërblyen nga një prekje artistike. Në fund të dhjetë minutave të invazioni total drejt portës kundërshtare, Morata shpiku një roveshjatë që Vlahovic, i vendosur në shtyllën e dytë, e shndërroi në golin e barazimit. Juve-Bologna përfundoi 1-1 me golat e qendërsulmuesve – para Vlahovic, festoi Arnautovic i liruar në zonë nga Soriano – por ndeshja ishte shumë më pak klasike se sa thuhet në tabelën e rezultatit.

Pak për fanellën e çuditshme blu të Juves (dhe Szczesny, në pranverë, me një total black), e shumë për mënyrën e lojës në 90 minutat. Për ta përmbledhur: Juventus shumë zhgënjyes, Bolonja më mirë dhe një episod vendimtar rreth dhjetë minuta nga fundi. Morata u fut në qendër, Soumaoro e pengoi. Arbitri Sacchi lejoi avantazhin (dhe Cuadrado, pas zhvillimeve, goditi traversën), më pas shkoi te Var dhe vendosi: karton i kuq për Soumaoron dhe goditje dënimi në hyrje të zonës, kur i gjithë stadiumi priste penalltinë. Nga ana tjetër, Medel gjeti një mënyrë për t’u përjashtuar për protesta, duke lënë Bolonjën me nëntë lojtarë – dhe pothuajse pa qendërmbrojtës – në 10 minutat e fundit. Nga aty lindi rrethimi ofensiv dhe barazimi.

Serie A Italy
Cagliari 1-0 Sassuolo
Sampdoria 1-2 Salernitana
Udinese 4-1 Empoli
Fiorentina 1-0 Venezia
Juventus 1-1 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *