• |
ide | kryesore

Bombardime në Kharkiv, të paktën 5 viktima e 13 të plagosur

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve në qytetin e Kharkiv-it. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në zonat e goditura,” raporton transmetuesi publik ukrainas Suspilne.

Kharkivi, i cili ndodhet në verilindje të Ukrainës, është ndër zonat që është përballur pothuajse vazhdimisht me predha gjatë rrjedhës së luftës.

Një numër i madh stacionesh metroje janë kthyer në strehimore në qytet, ndërsa disa banorë tashmë jetojnë nën tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *