• |
ide | kryesore

Camila Cabello:Mora pjesë në ‘ X Factor’ vetëm për Harry Styles

-Instant, Paparazzi, Slider



Camila Cabella ka zbuluar së fundmi se arsyeja që mori pjesë në ‘The X factor’ ishte këngëtari Harry Styles.

Gjatë një paraqitjeje të 18 prillit në Carpool Karaoke, këngëtarja e “Bam Bam”zbuloi se  bëri audicionin  në 2012 me shpresën se Harry do të binte në dashuri me të.

“Isha sikur, ‘Epo, One Direction do të jetë në X Factor’”, i tha ajo prezantuesit James Corden. “‘Nuk e di nëse do të jenë në The Voice, ndaj më lejoni të bëj një audicion për X Factor’. Kjo është me të vërtetë e turpshme, dhe mund ta them këtë vetëm sepse ishte 10 vjet më parë, por atëherë mendoja , “Unë do të iki në X Factor sepse do të martohem me Harry Styles.Unë vërtet e besoja këtë në atë kohë”.

Megjithëse një martesë nuk ndodhi, audicioni ndryshoi jetën e Camilës përgjithmonë.Në vitin 2012, ajo udhëtoi në Karolinën e Veriut për të marr pjesë në shfaqjen e talenteve por producentët e refuzuan, Simon Cowell pa Camila duke qarë në prapaskenë gjatë pushimit  dhe i ofroi asaj një mundësi për të performuar para tij dhe gjyqtarëve të tjerë.

Audicioni e bashkoi atë me katër vajza të tjera – Normani, Lauren Jauregui, Ally Brooke dhe Dinah Jane – në një grup që më vonë u quajt Fifth Harmony. Grupi bashkëpunoi me një label të madhe diskografike dhe krijuan disa hite duke përfshirë “Work From Home” dhe “Worth It”.Cabello u largua nga grupi në vitin 2016 për të ndjekur një karrierë solo. Kënga e saj “Havana” u bë kënga më e shitur e 2018-ës./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *