• |
ide | kryesore

Qeveria e re e Malit të Zi, Abazoviç: Do të përbehet nga 20 ministra

-Instant, Lajme, Të fundit



Mandatari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviç këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se do të informonte Kuvendin nëse e ka formuar apo jo qeverinë e re.

Abazoviç ndër të tjera do të flasë dhe nëse është gati ta prezantojë programin dhe përbërjen e saj.  Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria e re e Abazoviç pritet që të ketë 20 ministra dhe do të mbështetet dhe nga 46 deputete të tjerë.

“Unë pres mbështetjen e 46 deputetëve sepse nuk arritëm të arrijmë 49. Është e vërtetë që qeveria do të ketë 20 ministra, por do të ketë 18 departamente, jo 20, sepse dy ministra nuk kanë portofol. Ata do të kenë katër nënkryetarë,” ka thënë Abazoviç.

Pas kësaj, deputetët e partive që do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të kërkojnë një seancë në Kuvendin e Malit të Zi, ku do të zgjidhet Qeveria e re, e propozimi do të bëhet më 27 prill.

Seanca e parë e Kuvendit do të mbahet në Cetinje, siç është e parashikuar dhe përcaktuar me Rregulloren e Punës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *