• |
ide | kryesore

U plagos me dy plumba, del foto e 44-vjeçarit nga Lushnja

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Nje plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. I plagosuri është identifikuar si Kujtim Mema nga fshati Saravë i Lushnjes.

Së fundmi ka dalë edhe foto e personit në fjalë.

Mësohet i plagosuri ndodhe në gjendje të rëndë dhe do të niset për Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia e Lushnjës: 

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *