• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e fundit të O.J Simpson

Paparazzi, Slider



Së fundmi janë publikuar fotot e fundit të O.J. Simpson.

Simpson vdiq të mërkurën në moshën 76-vjeçare pas një beteje me kancerin. Të enjten, familja e ish-lojtarit të Buffalo Bills ndau një deklaratë në lidhje me lajmin.

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson, iu nënshtrua betejës me kancerin,” shkruan ata.

“Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nipërit e tij. Gjatë kësaj kohe tranzicioni, familja e tij kërkon që të respektoni dëshirat e tyre për privatësi.”

Atleti u pa në një restorant në Las Vegas  më 19 shkurt. Më para ai u fotografua  më 22 janar duke ecur me bastun  ndërsa po shëtiste jashtë.

Në shkurt, u raportua se ish-lojtari i NFL u diagnostikua me kancer në prostatë. Sipas Local 10 News të Miami, ai po bënte kimioterapi në Las Vegas.
Simpson luajti 11 sezone me Buffalo Bills dhe shpesh konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai gjithashtu kishte një karrierë aktrimi, duke u shfaqur në serialin, Roots, dhe në filma si The Klansman , The Towering Inferno, The Cassandra Crossing dhe në të tre filmat Naked Gun.

Megjithatë, ai ishte gjithashtu i njohur për problemet e tij ligjore, më së shumti për arrestimin e tij në 1994 për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Nicole Brown Simpson, dhe mikut të saj, Ron Goldman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *