• |
ide | kryesore

Joe Alwyn reagon ndaj aludimeve se është fejuar me këngëtaren

-Instant, Paparazzi, Slider



Joe Alwyn ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se është fejuar me Taylor Swift.

“Nëse do të kisha një paund për çdo herë që mendoj se më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do të kisha shumë monedha paund”, u shpreh Alwyn.

“Dua të them, e vërteta është, nëse përgjigja ishte po, nuk do të thoja, dhe nëse përgjigja ishte jo, nuk do të thoja,” shtoi ai nëse do të fejohej me Swift.

Në një bisedë me Elle të publikuar javën e kaluar, aktori i Boy Erased shpjegoi gjithashtu arsyen embajtjes së fshehtë të detajeve të jetës së tij të dashurisë.

“Nuk është në të vërtetë sepse dua të jem i ruajtur dhe privat, është më shumë një përgjigje ndaj diçkaje tjetër,” tha Joe për median.

“Ne jetojmë në një kulturë që është gjithnjë e më ndërhyrëse … sa më shumë të jepni – dhe sinqerisht, edhe nëse nuk e jepni – diçka do të merret,” deklaroi aktori.

Artistja filloi të takohej me Alyn në vitin 2016 .Një burim tregoi atëherë për PEOPLE se ajo “është shumë e lumtur” në lidhjen e tyre. “Ai është shkëmbi i saj. Marrëdhënia e tyre është e pjekur dhe e mrekullueshme”, shtoi burimi./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *