• |
ide | kryesore

Luhet Europa në stadiumin e ri të Kukësit: Duro ndryshon krejtësisht mbrojtjen

-Instant, Sport



Laci shkon drejt dy ndeshjeve shumë të rëndësishme për objektivin Europë me probleme defensive, që tekniku Shpëtim Duro do të donte të mos i kishte në këtë pikë të sezonit. Ende pa iu gëzuar mirë rikthimit të Roganovic në dispozicion, tekniku duhet të bëjë llogaritë me dy mungesa fondamentale: Velija është i skualifikuar për numër kartonësh, ndërsa Malota vazhdon të jetë i dëmtuar. Dy mungesa që Duro do t’i vuajë e Laçi do t’i ndjejë, pavarësisht se tekniku ka menduar për alternativat për të përgatitur sa më mirë ndeshjet me dy nga kryesuesit e kampionatit.

Me Velijan të skualifikuar, Roganovic është gati të rimarrë vendin e tij në të djathtë, ndërsa në krah të Ignjatovic në njërin variant të menduar do të jetë Turkaj, por nëse forma nuk është ende ajo e duhura, atëherë Velkoski do të spostohet në qendër duke i lënë krahun e majtë Zikos, që do të zbresë nga mesfusha. Ky është edhe variant më i mundshëm, sepse mesfusha e kurbinasve tani ka rigjetur emrat e zakonshëm të Shehut, Deliu dhe Ujkës. Përpara në këtë pikë, janë të sigurtë vetëm Mazrekaj e Guindo, sepse Zarubica pavarësisht se është kthyer të shijojë emocionet e një ndeshje pas gati dy muajsh jashtë, nuk është akoma gati për 90 minuta të plota. Dy janë alternativat Adeleke, që është edhe më i favorizuari e Zylfiu.

Kështu, Duro është duke menduar në mënyrë të detajuar skuadrën, për tiu përgjigjur edhe kundërshtarit, sepse ajo kundër Kukësit që e ndjek 5 pikë dhe Tiranës kryesuese mund të bëhet krucial jo vetëm për vendin e dytë, por edhe për prezencën në Europë, kur deri në fund kanë mbetur edhe 7 ndeshje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *