• |
ide | kryesore

Video/ Inaugurim me drita, festë para ndeshjes me Laçin në “Kukës Arena”

-Instant, Sport, Video



Pas më shumë se dy vitesh rrugëve drejt stadiumeve të ndryshme të vendit, tashmë Kukësi do të rikthehet në shtëpinë e re. “Kukës Arena” është gati dhe do të hapë dyert për klubin dhe futbolldashësit. Impianti më i ri modern i futbollit shqiptar ka përfunduar dhe do të presë mbrëmjen e sotme ndeshjen inauguruese mes Kukësit dhe Laçit, që nis në ora 20:00.

Tashmë kemi edhe një tjetër vepër madhore infrastrukturore të futbollit shqiptar, i ndërtuar falë një investimi 50% i FSHF-së dhe 50% nga Qeveria shqiptare. Stadiumi është gati për të pritur ndeshjen e parë, që do të hapet me nje ceremoni festive ku do të marrin pjesë edhe personalitete të larta shtetërore dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit. Interesi edhe nga tifozeria kuksiane është i madh dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për sfidën e së shtunës.

“Kukës Arena” është një impiant ndër më modernët në Shqipëri, pasi ofron kushte dinjitoze për ekipet, tifozët dhe mediat me hapësira të mjaftueshme për të gjitha kërkesat që ka një ndeshje futbolli, edhe e nivelit ndërkombëtar. Impianti, që ka një kapacitet prej 6200 vendesh, siç e kërkojnë procedurat i është nënshtruar dhe testeve të fundit për fushën dhe ndriçimin, që kanë rezultuar pozitive

https://youtu.be/fTCxQHun9rk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *