• |
ide | kryesore

Trajneri i Salernitanës si Bizhdili i Besës: heq këpucën dhe ‘kërcënon’ të godasë lojtarin e tij

-Instant, Sport



Në lojë janë shumë gjëra për të lejuar shpërqendrim ose neglizhenca. Kjo është arsyeja përse trajneri i Salernitanas, Davide Nicola u tërbua pas një gabimi të bërë nga një lojtar i tij gjatë ndeshjes në shtëpi ndaj Fiorentinës. Nicola u zemërua aq shumë sa hoqi një këpucë dhe kërcënoi se do t’ia hidhte lojtarit të shkretë.

Skena u përsërit edhe në fund, në rezultatin 2-1 për Salernitanën, kur mbrojtja granata rrezikoi shumë në një goditje-kros të Odriozolas, ku Piatek nuk arriti të bëjë devijimin fitues. Nicola hoqi sërish këpucën por këtë herë e hedh në tokë. Dicka e ngjashme si presidenti i Besës vite më parë, Nexhat Bizhdili, që e fluturoi këpucën mbi arbitrin që dilte nga fusha, i nervozuar me vendimet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *