• |
ide | kryesore

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq të gjithë masat Covid-19

Arkiva



Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat dhe ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit. Komiteti ka njoftuar sot heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës, duke e rekomanduar atë vetëm në ambientet e mbyllura. Po ashtu nuk do të kërkohet më në kufi certifikatë vaksinimi apo test PCR.

“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve dhe shifrat e vaksinimit Komiteti Teknik vendosi këto rekomandime: Vaksinim me dozë të katërt të mbi 60% dhe atyre  Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës. Lejimin e muzikës pas orës 23 dhe rihapjen e klubeve të natës. Nuk kërkohet certifikatë në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë”, tha Mira Rakacolli.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lart.

“Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm.  Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga covornavac dhe pastaj Astra Zeneca.  Kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë. Gjysma e popullatës është vaksinuar”, u shpreh ajo.

“Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave si dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00’, ka thënë ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *