• |
ide | kryesore

Kylie Jenner flet për kërcënimet e Blac Chyna-s

-Instant, F1, Paparazzi



Kylie Jenner ka deklaruar në gjykatë se Blac Chyna u përpoq të vriste vëllain e saj, Rob Kardashian, dhe e kërcënoi atë me mesazhe.

Themeluesja e Kylie Cosmetics  tregoi se  e pa vëllain e saj menjëherë pas zënkës  së tij me Chyna në dhjetor 2016, ku ai pretendoi se kjo e fundit i kishte drejtuar armën.

“Ai tha: “Ajo po përpiqej të më vriste mua”, tha Jenner në një gjykatë në Los Anxhelos. “. Mbaj mend që  ishte shumë i mërzitur dhe po shpjegonte atë që ndodhi.”Ajo tregoi se Rob se po luante videolojëra kur Chyna shkoi pas tij dhe i vendosi një kordon iPhone rreth qafës.

Jenner , e cila më parë ka qenë e lidhur me ishin e modeles,Tyga gjithashtu dëshmoi se dikur  u zgjua me mesazhe kërcënuese nga Chyna.

“Më dërgoi një tufë emoji djalli dhe më tha, ‘po numëronte ditët’ për të më rrahur,” dëshmoi Kylie.

Kur u pyet nga avokatja e Chyna, Lynne Ciani, pse  nuk i raportoi kërcënimet në polici, Jenner u përgjigj: “Unë e mora atë si një kërcënim bosh”.

Ajo shtoi se Tyga i tha se Chyna kishte probleme me drogën dhe alkoolin dhe gjithashtu i tregoi asaj për një incident kur dyshohet se Blac përdori një thikë dhe e preu atë në krah.Gjatë dëshmisë së saj, biznesmenia pranoi se ishte “pak e mërzitur kur mësoi në internet se vëllai i saj u fejua me të.

Chyna e cila ndan djalin e King Cairo, 9 vjeç, me Tyga dhe vajzën Dream, 5 vjeç, me Kardashian  dëshmoi javën e kaluar se  ishte “thjesht duke bërë shaka” kur i vuri kordonin në qafë Robit dhe i drejtoi armën. Ajo po padit Kylie, motrat Kim dhe Khloé Kardashian dhe Kris për më shumë se 100 milionë dollarë pasi sipas saj ,familja e famshme shpifi dhe anuloi shfaqjen  “Rob & Chyna” pas incidentit të vitit 2016./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *