• |
ide | kryesore

“Kontrata sekrete”/ A po vidhet hapësira e Butrintit për troje ndërtimi?

-Instant, Kryesore



Të martën në komisionin parlamentar të edukumit, në dukje një sherr banal grash, me në mes Petro Koçin që kërkonte ti ndante, kapi lajmet kryesore te ditës. Në pamje dukej deputetja demokrate Ina Zhupa e cila I binte fort tavolinës, pengonte ministren Elva Margariti të fliste ndërsa kjo e fundit ia kthente me një gjuhë që do ta kishte zili dhe një burrë sarahosh: “Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra”.

Në fakt nga pamjet e serviruara pa shpjeguar kontekstin, në sytë e publikut keq dilte Ina Zhupa. Këtë imazh e përforcoi edhe më tej ministrja e kulturës që bëri një sqarim me shkrim për atë që publiku kishte parë gjatë raportimeve të shpejta ditore, duke e cilësuar debatuesen e saj demokrate si një njeri që ka zgjedhur “forcën e dhunës në vend të forcës së fjalës”.

“Sot publikut iu servir një “spektakël” i shëmtuar gjatë një seance dëgjimore në Kuvend, për një çështje me rëndësi strategjike si ajo e mirëmenaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Një akt brutal, i cili nuk ka të bëjë me kostumin politik, por me statusin e qytetarisë në mjedisin publik.
Si grua dhe si nënë, nuk e di se me çfarë guximi do të kthehesha në shtëpi, nëse do ta dija se ime bijë apo çdo bashkëmoshatar i saj do të më kishte parë në ekran, duke shkulur mikrofonë e duke i rënë tavolinës me grushte!” shkroi Elva Margariti!

Por e vërteta është pak më ndryshe dhe sipas të gjitha gjasave dhuna duket se qe në krahun e atyre që po e denonconin atë. Ministrja Margariti ka marrë një inisiativë për ti dhënë privatit, madje një kompanie të huaj të panjohur me koncesion Parkun e Butrintit, dhe do të bëjë këtë duke zvogëluar hapsirën etij me dyshimin se po hap vend për troje ndërtimi. Dhe të gjithë këtë operacion, natyrisht me urdhër nga lart, po e zhvillon duke mbajtur kontratën sekret, madje edhe për parlamentarët.
Gjatë mbledhjes deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa denoncoi faktin se qeveria nuk ka sjellë në parlament marrëveshjen e plotë mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF për krijimin e Fondacionit të posaçëm për menaxhimin e Butrintit.
“Butrinti po jepet me koncension me marrëveshje sekrete. Unë si deputete relatore e komisionit të Edukimit nuk marr dot marrëveshjen sekrete, që jep Butrintin nuk dihet se kujt,” tha Zhupa në fillim të mbledhjes së komisionit.
Zhupa po ashtu kundërshtoi kalendarin e punimeve të Kuvendit lidhur me këtë projektligj, duke e cilësuar në shkelje të rregullores caktimin e komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës, kur çështjet e kulturës janë në fushën e përgjegjësisë së komisionit për Edukimin dhe Median.
“Butrinti nuk është mall tregtar, është trashëgimi kulturore,”tha ajo dhe i kërkoi nënkryetarit të komisionit, Petro Koçi që të shtynte mbledhjen.
Pavarësisht kërkesës, Koçi vendosi të vijonte mbledhjen me prezantimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, ndonëse deputetja demokrate tentoi të ndalonte ministren që të fliste duke i rënë tavolinës dhe duke i hequr mikrofonin.
Ministrja Margariti e mbrojti marrëveshjen për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një “instrument për të forcuar zhvillimin ekonomik dhe thithjen e të ardhurave”. Ajo tha se janë marrë si modele menaxhimi site të famshme botërore duke e ofruar këtë si një garanci për suksesin e fondacionit.


Ajo tha se Butrinti deri më sot i është nënshtruar skemave të buxhetit të shtetit dhe paratë e mbledhura vijojnë të ngelen në arkën e tij. “Ngërçi real është aspekti i moszhdërvjelltësisë që kemi duke qëndruar brenda skemës shtetërore për thithjen e fondeve. Ne po krijojmë një fondacion, ku partneri strategjik vjen me një fond të qenësishëm dhe fondacioni na bën të mundur të kemi grante të tjera, hyrje të parasë, jo vetëm nga të ardhurat e Butrintit,” tha Margariti.

Po gjithësesi pavarësisht nga këto argumenta pro dhe kundër mbetet një mister: Pse marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe partnerit të huaj mbahet secret. Pse ajo u fshihet jo vetëm publikut por edhe deputetëve? Pse askush nga arkeologët dhe specialistët shqiptarë kuk ka djeni për të dhe kanë mbetur jashtë? Kush do ta ketë këtej e tutje kontrollin e Butrintit? Pse kompania që do ta menaxhojë mund t’a japë Butrintin tek “të tretët” për të kryer shërbime?

Të gjitha këto pikëpyetje lindin nga mbajtja secret e kontratës. Lapsi.al ka parë draftin që ka mbërritur në parlament. Aty mund të lexohet vetëm një nen.“Sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në dokument, por “tekst” nuk ka. Neni i dytë e fut në fuqi.

Po çfarë fshihet pas këtij sekreti? Edhe kur janë problem ushtarake apo të shërbimit secret informimi bëhet me dyer të mbyllura dhe deputetët pajisen me çertifikatë sigurie. Pse marëveshjen Për Butrintin duhet ta dinë vetëm Edi Rama, dhe Elva Margariti dhe ajo të votohet qorazi?
për sekrete të klasifikuara siç janë çështjet e sigurisë kombëtare, ka informim në mbledhjen e komisionit përkatës me dyer të mbyllura. Deputetet pajisen me certifikate sigurie dhe gjithçka është e zgjidhur. Sepse deputeti është përfaqësues i popullit dhe paguhet pikërisht për të bërë këtë punë.

Po atëherë, përse mohohet transparenca për Butrintin? Nëse koncensioni është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, atëherë pse u mbahet atyre sekret?!

Dyshimet janë të shumta dhe askush nuk mund të japë përgjigje shteruese për misterin e kontratës sekrete. Por në shtyp ka filluar të qarkullojë një version sipas të cilit kjo marëveshje e zvogëlon hapsirën e parkut dhe e liron një pjesë të saj për ndërtim.

Në fillim të prillit “Zëri i Amerikës” dha një indicia për këtë. “Në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.
Sipas hartës së bashkëngjitur vendimit të qeverisë për Butrintin, një sipërfaqe prej rreth 800 ha nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike”, thuhej në artikullin e VOA-s.
Pra ashtu sikurse shihet, sherri mes dy zonjave në komisionin e edukimit muk është edhe aq banal sa dukej. Mes tyre nuk qëndronin vetëm zhurma, goditjet e tavolinës, vjedhja e mikrofonit dhe deliketesa e të qenit femër. Mes tyre ishte një kontratë për menaxhimin e Butrintit që po mbahet sekret dhe ndoshta më e rëndësishmja, vjedhja e hapsirës së parkut për ta shndrruar në tokë ndërtimi.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Me plehrat e rilindjes çdo dite nje hata , çdo dite nje vjedhje , çdo dite nje grabitje .
    Sdi nga te ze e nga te kap se te ngelesh ne dore moj e e mjera Shqiperi .
    Te bene helaq , bastardet e politikes qe per para e pushtet shesin non e bab .

    1. po jane kokrrat e kurvave te gjithe ata qe votojne rilindjen, ata edhe bar hane edhe partine nuk e leshojne , flasim per kulture , ripjellesit e rames jane me keq se talebanet e CIAs qe hidhnin ne ere statujat e budes. edhe ramen e financen soros-amerika

  2. Keta kane rreshkit per zotin, dje lajm se 635 hektare i jepeshin Kastratit te Plazhi Gjeneralit, sot lajmi se 800 hektare te Butrintit shkojne per ndertim. O Zot ky eshte cmendur fare si km, keto ministre qorre qe firmosin cdo gje qe u vendoset perpara..

    1. Avokati- mos i mer lajmet e reme nga Lapsi. Lapsi eshte platforme dixhitale qe meret me opinione ala Bushati dhe lajme te vjellura qe interpretohen nga Lapsi. Mos reshkit menderisht duke lexuar Lapsin.

  3. Ne Butrint kurre ska per tu ndertuar, me shume mundesi ju te lapsit e ngrini hipotezen sic beni cdo dite qe idiotsira te tipit “a u be shok Rama me Duken” etj etj, po ne kete rast beni mire qe e ngrnei hipotezen se per sa kohe te kete Shqiptare ky vend kurre ska per tu lejuar per tu ndertuar ne Butrint, as edhe nje tulle e vetme sdo lejohet.

  4. Lumturi Ratkoceri, e cila shpesh herë del në qëndrime të ashpra kundër Sali Berishës, e konsideron peticionin si një veprim kundër interesave të Shqipërisë dhe pro interesit personal të Berishës.

  5. Kush nuk e kupton debatin ne komisionin parlamentar te edukimit,per Butrintin,te lexoje emisionin e Kastriot Myftarajt :Ju flet Moska,per oligarkun me te madh ne Shqiperi,amerikanin e nje Organizate jo vitim prurese, qe nuk fiton asgje,por qe fitokerka,me shume se shume bisnese,qew punojne natyrisht ,per te fituar.Po nuk e besuat Kastriotin,pyeteni vete ambasadoren Kim!

  6. peticioni i nisur nga disa përkrahës të tij, nuk është gjë tjetër veçse “xhihad” krejt aritificial që Sali Berisha ka nxitur edhe në të shkuarën nga lart, thjesht për interesa të ngushta.

    Në vitin 1997, për herë të parë, shefi i shërbimit sekret shqiptar, njeri i afërt i Sali Berishës, Bashkim Gazidede, artikuloi tentativat e një “xhihadi antiamerikan” në Parlamentin shqiptar, ku akuzoi Uashingtonin se ka rrëzuar Berishën nga pushteti.dhe ti kristi i ngjan shume ketij perzjersit te makaronave myftaraj

  7. Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

    Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *