• |
ide | kryesore

Ina Zhupa: Butrinti po dëmtohet, si dhe historia e tij

Lajme



Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një komunikim me gazetarët ka treguar detaje nga zhvillimet për çështjen e Butrintit. Deputetja thotë se sot është seanca e tretë, ndërsa Këshilli i Ministrave nuk i është bindur vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të sjellë një dokumentacion të plotë për komunikimet e qeverisë me UNESCO-n gjatë periudhës 2019-2023.

Ina Zhupa: Bashkë me kolegët, Isuf Cela, Edmond Spaho, Greta Bardheli, Elda Hoti, Ludovik Hasani, Hasllan Dogjani dhe dy avokatët, Franci Nuri dhe Agron Alibali, kemi ardhur sot në seancën e tretë për koncesionin e Butrintit. Siç ju kam vënë në dijeni për çdo hap të kësaj padie dhe të këtyre seancave doja t’ju vija në dijeni për seancën e sotme. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, i cili detyronte Këshillin e Ministrave për të sjellë të gjithë dokumentacionin e komunikimeve zyrtare me UNESCO-n të bëra në periudhën 2019-2023 lidhur me këtë koncesion. 4 vite nuk është sjellë asnjë dokumentacion. Ky është një mosrespektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Ministrave. Kur ndodh kjo, është e kotë që të vazhdojmë një proces gjyqësor kur pritshmëria është që këta nuk do të zbatojnë as vendimin final



1 Comment

  1. butrinti iku per lesh

    po edhe keto ceshtjet e INCENERATOREVE , Drejtesia e Re i shfajesoi duke i nxjerre te pafajshem :

    Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:

    1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;

    2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

    3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;

    Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.

    “Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *