• |
ide | kryesore

Përfundon seanca në Kuvend, miratohet kredia 40 mln euro për rehabilitimin e Fierzës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas më shumë se 10 orësh debate, në Kuvendin e Shqipërisë kanë kaluar disa raporte dhe projektligje të prezantuara. Më e rëndësishmja është ajo për marrjen hua për reabilitimin e Fierzës, kredi që ka kaluar me 79 vota. Ndërkohë që me 75 vota pro ka kaluar edhe i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

VOTIMET NË KUVEND

Me 74 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021. Nga 101, me 99 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021. Me 75 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021. Me 98 vota pro është votuar projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”. Me 97 vota pro është votuar projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”. Me 99 vota pro është votuar Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *