• |
ide | kryesore

“Me valixhe në dorë”: triumfi i Mehmetit në derbi mund të mos mjaftojë. Vanoli: “Edhe Juventusi shkoi në Serie B”

-Instant, Sport



“Duhet të kemi më shumë besim te trajnerët shqiptarë. Por kur të vijnë të huajt, duhet të bëjnë diferencën”. Dritan Mehmeti triumfoi në derbin kryeqytetas me Dinamon, duke e ngjitur Partizanin e tij në vendin e tretë në renditje provizorisht. E megjithatë, me daljen nga Kupa në gjysëmfinale, prezantimi në Europë mund të mos mjaftojë që tekniku të rikonfirmohet: “Trajneri i ardhshëm? Jam shumë krenar, sidomos edhe për lojtarët se kemi rikuperuar goxha dhe kemi kthyer me lojtarët ekipin në luftë për Europën. U eliminuam në Kupë në shtesë. Është meritë e lojtarëve dhe stafit. Por nuk kemi mbaruar ende – tha tekniku, duke shtuar -. Sa u përket zërave, nuk e kam problem fare se unë e respektoj punën time, klubin e lojtarët dhe shpresoj që kushdo të vijë pas meje, të bëhet më e mira për Partizanin. Por vetëm një gjë dua të them, ndoshta nga eksperienca dhe ato që kanë dhënë trajnerët e huaj, diferencën e bëjnë vetëm rrogat.

Mehmeti nuk e fsheh zemërimin për këtë konstatim dhe futet në detaje, duke e pranuar se në këtë pikë gjithcka mund të ndodhë: “Duhet të kemi parasysh, që profesioni i trajnerit është profesioni i dytë me presionin më të madh. Gjithë meritën ja vendos çunave dhe stafit. Të gjithë jemi pjesë e kësaj. Do të më vinte më mirë nëse arrijmë objektivin – vazhdoi ai -. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidenti dhe ai meriton më tepër se kjo situatë. Ka bërë gjithçka për këtë klub. E rëndësishme është të arrijmë objektivin, sepse profesioni i trajnerit është me valixhe në dorë”.

VANOLI: DINAMO ËSHTË MILANI APO JUVENTUSI I SHQIPËRISË

“Jam shumë i qetë. Edhe sepse kemi një projekt afatgjatë. Kur kemi mbërritur, i dinim vështirësitë, e dinim që duhej ribërë gjithçka nga e para. Në botën e futbollit janë gjëra normale, e rëndësishme është të kesh ndërgjegjen e pastër dhe nuk erdhën pikët, por është bërë puna. Edhe Juventusi shkoi në Serinë B dhe u rinis. Nëse ka një ndërtim, dikush nuk ndalet te katastrofat që ndodhin nga gabimet e paraardhësve”. Rodolfo Vanoli nuk merr asgjë përsipër, pavarësisht se Dinamo e tij, me humbjen 3-1 në derbin me Partizanin, ka pësuar disfatën e gjashtë radhazi, në po kaq ndeshjen në pankinën e bluve. Italiani, megjithatë, ka shprehur gatishmërinë për të qendruar edhe në Kategorinë e Parë: “Ne i kemi idetë shumë të qarta. Unë kam ardhur këtu për të rindërtuar gjithçka, dhe për të rindërtuar duhet kohë, duhet dashuri dhe duhen lojtarët cilësorë. Nuk ka rëndësi Kategoria e Parë apo Superiorja, është mentaliteti që klubi do të sjellë te ky ekipi. Unë dhe presidenti do të bëjmë maksimumin për të rikompaktuar gjithçka. Nëse jam këtu, është sepse mendoj se Dinamo është Milani apo Juventusi i Shqipërisë. Nëse do të kisha kuptuar që ekipi nuk më ndjek, nuk do të kisha nevojë për presidentin që të më shkarkonte, por do të isha larguar unë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *