• |
ide | kryesore

Real Madrid ‘rrëmben’ Rudiger me parametër zero: Perez mundi konkurencën me komisione të rënda

-Instant, Sport



Antonio Rudiger do të luajë me fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm: Marca është e sigurt për këtë, madje duke ilustruar edhe kostot e operacionit për mbrojtësin gjerman. Një marrëveshje me parametër zero, duke pasur parasysh skadimin e kontratës mes lojtarit të Chelsea pas dy muajsh? Është dhe nuk është kështu. Po, sepse Blancos në fakt nuk do t’u paguajnë asgjë Blues, megjithatë Florentino Perez do të duhet të bëjë shpenzime ndihmëse përveç atyre për pagën e mbrojtësit, që gjithashtu i pëlqente edhe Juventusit. Shpenzime që në fakt nuk janë të vogla, sipas asaj që shpjegon Marca: komisioni për menaxherët do të jetë 15 milionë euro dhe Rudiger do të marrë një bonus nënshkrimi prej 8 milionësh.

Për Rudiger është gati një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2026 për 11 milionë euro në vit (nëntë në sezon plus 2 bonuse nënshkrimi: tetëshja e përfituar në momentin e firmës, e shpërndarë në katër vjet). Në çdo rast, një shifër më e ulët se 55 që kërkoheshin në fillim të negociatave, edhe pse paketës duhet t’i shtohen edhe 15 milionë komisione për menaxherët, të cilat sigurisht nuk do t’i shkojnë mbrojtësit, por që Reali do të duhet t’i paguajë. Në total, pra, Madridi do të investojë gjashtëdhjetë milionë deri në vitin 2026 për Rudiger, duke llogaritur edhe pagën neto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *