• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Mësohet se uniformat blu pas marrjes së informacionit në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vajushi”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. J., 37 vjeç, banues në fshatin Dukë, Malësi e Madhe.

Sipas bluve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 37-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“. Në tetor të vitit 2021, në oborrin e banesës së tij në fshatin Dukë, Malësi e Madhe, 37-vjeçarit i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *