• |
ide | kryesore

Gazetarë dhe sportistë/ Kush mbeti jashtë Këshillit Kombëtar të Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpallja e listës së fituesve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka lënë jashtë një sërë emrash që ishin pjesë e këtij forumi në korrikut të vitit të kaluar kur Kuvendi u organizua nga Lulzim Basha.

Jashtë listës kanë mbetur analistët dhe gazearët Agim Baçi apo dhe Fitim Zekthi si dhe moderatorja Ori Nebiaj e cila më 25 prill kandidoi edhe për një mandat deputeti. Jashtë listës kanë mbetur edhe ish-futbollistët Gentian Muça dhe Andi Lila të cilët nuk janë rizgjedhur në procesin e së dielës së 30 prillit.

Po ashtu nuk është zgjedhur as këshilltari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike Marash Logu, por edhe personazhe të njohur si: Bardh Spahia, Roland Bejko, Salvador Kaçaj, Selami Xhepa. Silvi Bardhi, Patrik Sadikaj, Vehap Kola.

Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha shihet rikthimi i emrave si: Rudina Hajdari, Arben Imami, Myslim Murrizi e Aldo Bumçi. Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur edhe Fatbardh Kadilli, i njohur si kritik ndaj Sali Berishës e Lulzim Bashës po ashtu. Ndër emrat janë edhe Osman Mula, Bujar Kapexhiu, mjeku Ilir Alimehmeti, studiuesi Apollon Baçe. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. PeDja eshte cete e shpartalluar. Maloku i vucidolit vjen si pordha neper breke se kujton se do i shpetoje ligjit

  2. Ajo që bie dukshëm në sy në odisenë e rikthimit të Berishës, është mungesa e transparencës e ngjashme me stlin e Ramës në udhëheqjen e PS.
    Duke lënë mënjanë komedinë e “kongresit” në stadium në 11 dhjetorin e vitit të kaluar, le të meremi me Kuvendin “e djathtë konservator” të 30 prillit që vazhdoi me mungesë transparence.
    Mediat deklaronin se në kuvend mernin pjesë 1800 “delegatë konservatorë” e në fakt ishin 400 delegatë më pak që nuk kishin dashur të vinin.
    Ishte propoganduar se ky Kuvend do të ishte kuvendi i bashkimit të PD, e ndodhi e kundërta, 35 deputetë të PD nuk morën pjesë duke lënë kështu jashtë shumicën e grupit parlamentar të kësaj partie.
    Ndonëse kjo lëvizje mbrenda PD është cilësuar si kthim i kësaj partie në ideollogjinë “konservatore” të modelit Trump, me përjashtim të “fjalimit” trumpist të Evi Kokalarit, të gjitha diskutimet e tjera, përfshi edhe fjalimin e liderit historik, ishin një mish-mash ideshë politike të së majtës e të djathtës ku dominonte ideje “bollshevike” e kultit të individit” që nuk ka asnjë lidhje me ideollogjine e djathtë konservatore.
    Fjalimin më “poetik e fillozofik” e pati gjenerali i 1997 , aktori Arben Imami që pat dalë në vitin e mbrapshtë hypur majë tankut për të rrëzuar Berishën.
    Nuk u pa që ky kuvend të përshëndetej nga partitë e djathta europiane e amerikame, as nga partitë popullore europiane antare e të cilave është PDSH, as nga partia republikane amerikane apo ajo konservatore britanike e as nga partitë e shumta konservatore europiane, me ndonjë përjashtim të vogël.
    Dëgjova Znj.Vokshi të deklaronte se në Këshillin Kombëtar berishist, qenkan zgjedhur 50% të rij dhe gra, pra qenka “realizuar norma demokratike”, duke vënë kështu në dyshim votimin e lirë pa kuota të paracaktuara.
    U deklaruan emrat fitues, por nuk u dha për asnjerin numuri i votave të fituara.
    U vemdos që kryetari i partisë të zgjidhej nga ky Këshill në 22 maj, por nuk u tha se cilat do të jenë kandidaturat

  3. Me mire nuk ka si behej. Ata kandidate qe fituan, rezultuan fitues ne baze te nje procesi dhe votimi transparent.
    Gara ishte e forte, e drejte dhe e ndershme.
    Nuk besoj se kane ngelur te lenduar pasi votimi e percaktoi fatin e secilit kandidat.
    PD po ringrihet si nje parti moderne europiane. Kontributet e secilit jane te domosdoshme . Gara eshte percaktuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *