• |
ide | kryesore

Tetë sulmues në 26 lojtarë, Sylvinho vëmendje ofensivës: Daku e Muja në shtëpi, vjen Manaj e… Broja

Sport
Sylvinho



Një listë me surpriza, ndryshime, por edhe që tregon shumë për mënyrën si kombëtarja shqiptare do të luajë dy takimet miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Tekniku Sylvinho ka thirrur tetë sulmues për dy ndeshjet, duke treguar qasjen e tij, edhe në vigjilje të Euro 2024. Nëse Rey Manaj ishte i pritshëm, duke e fituar ftesën me zhurmë golash, habit lënia jashtë e dyshes Daku-Muja. Në listën me 26 futbollistë, që Sylvinho e ka publikuar sot, spikat rikthimi i Armando Brojës, pavarësisht pankinës së rezervuar rregullisht për në nga Fulham. Risia sidoqoftë është sulmuesi i Dinamo Zagreb Arbër Hoxha, që sapo u eliminua nga PAOK në Conference League.

NGA PORTA NË SULM

Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Mungesa e madhe është Ardian Ismajli i dëmtuar me Empolin. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.

Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në repartin e sulmit ka risi por edhe rikthime. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Lexo më tejVideo/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15 në Turqi, pa shmangur dot humbjen e Sivasspor

Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja.

NË PROGRAM

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për mediat nesër (16 mars, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit). Braziliani do të sqarojë zgjedhjet e tij dhe do të flasë për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit dhe Suedisë.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *