• |
ide | kryesore

U ndryshua statuti për bashkimin me Gaz Bardhin/ Zbulohen debatet në Këshillin e PD-së

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Në mbledhjen me dyer të mbyllura të pasdites së kësaj të marte të Këshillit Kombëtar të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha është diskutuar për ndryshimet në statut. Sipas asaj që raporton BalkanWeb, kreu Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka deklaruar se ky forum ka të drejtën të marrë vendime për ndryshimet statutore.

Kjo sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Paloka po ashtu është shprehur se ndryshimet në statut janë konsultuar edhe me Sali Berishën. Sipas të njëjtave burime, Paloka është shprehur se në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar më herët ka pasur mendime të ndryshme, por në fund u arrit dakordësia.

“Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshimet statutore që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi”, – thuhet të jetë shprehur Paloka.

Të njëjtat burime thonë se Endira Bushati ka debatuar me Palokën për rendin e ditës. “E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z. Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë “me propozim te kryesisë”. Bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 në statut thekson: “Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, – tha Bushati.

Për këtë çështje ka folur edhe Flamur Noka. “Kryesia e PD e mbledhur para një jave shqyrtoi vakuumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar, të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia” – është shprehur Paloka. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Akoma vazhdojn me mbledhje keta.
    Ju qofshi.
    Beni sikur jetoni ne normalitet.
    Po ne te vertet aty kan plas ujrat e zeza nga do. Po ju nuk e ndieni eren.
    Biles ka filluar tju pelqej era e qelbur.
    Vazhdoni e genjeni veten…. Edhe per pak koh akoma.

  2. Akti i bashkimit është i rëndësishëm për PD.
    Të gjithë ata deputetë të Bardhit që kanë detyra drejtuese në grupin parlamentar të marrin dhe pozicione partiake me këtë bashkim.
    Një bashkim do të thotë lëshim e mirëkuptim.
    Të tërë këta deputetë kanë marrë dhe votën e demokratëve kur janë zgjedhur deputetë.
    Pra të jesh nënkryetar kuvendi sigurisht duhet të jesh nënkryetar partie.
    Po ashtu dhe Bardhi.
    Të jesh kryetar komisioni pa tjetër do jesh anëtar kryesie.
    Gjithçka është në normalitet dhe me një aprovim demokratik në KK të partisë.
    Tani patronazhistët do flasin gjithmonë që nuk asgjë të re dhe me urdhërat nga lartë akoma nënçmojnë aktet demokratike të PD.
    Sigurisht se janë mësuar me një parti individuale personale të tyre që quhet “rilindja”!!!!

  3. Bashkim i madh. Rama tani bej gati valixhet dhe largohu sepse Gazka dhe Nuli jane cifte qe te bejne gropen. Ata kane rene ne dashuri dhe kujdes se tani nuk mbahen. Gezuar bashkimin. Per dy jave bie qeveria dhe Berisha kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *