• |
ide | kryesore

“Pas El Clasico, dikush te Barcelona festoi sikur fituan titullin”: Courtois ‘thumbon’ katalanasit

-Instant, Sport



Real Madrid ka fituar La Liga, për herë të 35 në histori. Një sukses shumë i rëndësishëm dhe i arritur me nerva të forta dhe shumë punë si skuadër. Pas fitores kundër Espanyol, e cila i dha matematikisht triumfin Blancos, ishte koha që edhe Thibaut Courtois të hiqte disa guralecë nga këpucët e tij. Siç raporton Marca, portieri madrilen ka dashur të thumbojë rivalët e Barcelonës dhe jo vetëm.

“Pas El Clasico, disa lojtarë të Barcelonës festuan sikur të kishin fituar titullin”, filloi Courtois. “Por ne qendruam të qetë për të mposhtur Celta Vigon në një ndeshje të vështirë dhe Getafen më pas, një tjetër betejë të vështirë. Çelësi ishte fitorja kundër Sevillas kur i përmbysëm, ndërsa të gjithë na menduan të vdekur. Me Champions që po mbërrin, e dinim se duhet ta fitonim këtë titull, e dinim dhe donim ta mbyllnim diskutimin: gjithçka ishte e përgatitur, duke përfshirë miqtë, familjen, tifozët. E dinim që nuk mund të humbnim kundër Espanyolit. Po përjetojmë një sezon të mrekullueshëm dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *