• |
ide | kryesore

Ina Zhupa: Pse iu bashkova Kuvendit të Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka sqaruar arsyet se pse shkoi në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit edhe pse më parë ka qenë e pranishme në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Lulzim Basha.

“Unë kam vendosur që t’i bashkohem Kuvendit të 30 prillit sepse aty ishin demokratët. Ishin demokratë të degës time që ma kërkuan këtë gjë. Për faktin e dytë, midis atyre që ndodhën në dhjetor dhe këtij Kuvendi, ishin zgjedhjet e 6 marsit të cilat na paraqitën një konfigurim të opozitës ku shumica ishte në njërën anë dhe pakica në anën tjetër.

Të ndarë ne do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë më 6 mars. Për vendin e dytë ose të tretë, dhe larg qoftë do të shkojmë tek ajo që parashikoi zoti Zogaj, në dy parti të ndara. Do i bënin shërbim vetëm Edi Ramës dhe demokratëve. Ndaj unë shkova atje për të dhënë shembullin tim për një proces bashkimi” – tha Zhupa në “Opinion”.

“E tejkalova veten për hir të demokratëve. Unë jam e bindur, edhe nga bisedat me kolegët, nuk besoj se do jetë vendim përfundimtar. Jam e bindur se të gjithë kolegët, siç e kanë shprehur në mbledhjet e grupit, janë për një bashkim. Janë të gatshëm të bëhen pjesë e një procesi që bashkon PD-në. Shumë prej deputetëve u deleguan në zonat e 6 marsit” – tha Zhupa.

35 deputetë nuk shkuan në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit dhe vetëm 17 prej tyre ishin të pranishëm. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Padyshim që një parti demokratike e ndarë në dy pjesë, e dyfishon panubdësinë e fitores së opozitës ndaj regjimit të korruptuar të Ramës.

    Aq më tepër kur i bihet gjoksit se “shumica” e demokratëve, “baza”, nuk do që tja dijë nga izolimi nga SHBA e BE.

    Po a nuk i ngjet ky farë “sovranizmi” e “konservatorizmi ekstremist majtist bollshevik” 5 dekadave të regjimit diktatorial enverist, ku “shumica” dërmuese votonte me 99.98% për Partinë e Punës ?

    Ishte propoganda komuniste pseudo patriotike e luftës së popullit shqiptar kundër armiqve të mbrendshëm e të jashtëm, që e katandisi Shqipërinë në një kamp të stërmadh përqëndrimi të izoluar nga gjithë bota..

    Kur këtë realitet nuk e kuptojnë politikanë të rij të arsimuar në perëndim si Belind Këlliçi apo Ina Zhupa, si mund ta kuptojnë këtë shumica e turmave të manipuluara nga kjo propogandë pjesa më e madhe e të cilëve nuk kanë as arsim të mesëm ?

    Kanë SHBA një president republikan apo demokrat, apo qeveritë e Bashkimit Europian të djathta apo të majta, të inkuadruar të gjithë në NATO ku rolin udhëheqës e luan qeveria amerikane, aktualisht me ngjarjet në Ukrainë , i kanë lënë mënjanë interesat “sovraniste” e i janë përveshur të gjithë sëbashku Rusisë së Putinit.

    I vetmi vend europian që mbështet haptazi Rusinë, është Serbia e Vuçiçit.

    Thua vërtetë që SHBA e BE nuk e dijnë se çfarë politikani është Rama ?

    Në të gjitha deklaratat zyrtare të tyre, ato e kanë cilësuar qeverisjen e Ramës si një nga qeverisjet më të korruptuara në botë.

    Përse atëhere SHBA e futi Shqipërinë si partnere të saj në Këshillin e sigurimit të OKB ?
    Thjeshtë për të evituar zgjerimin e ndërhyrjes ruse në Ballkan duke shfrytëzuar manierën e Ramës për tu dukur “lider global” e si një person i shantazhueshëm për korrupsionin e mbjellë në Shqipëri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *