• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ 14 raste të reja dhe asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e Covid-it në 24 orët e fundit.

Burimet zyrtare thanë se, janë shënuar 14 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Njoftimi: 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.

Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Maj 2022)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 33

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 502

Testime totale 1,808,310

Raste pozitive 275,191

Raste të shëruara 271,339

Raste Aktive 356

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 228

Fier 43

Vlorë 30

Gjirokastër 13

Shkodër 9

Elbasan 9

Korçë 8

Durrës 7

Berat 3

Kukës 3

Lezhë 3



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *