• |
ide | kryesore

Shikoni si Angelina Jolie vrapon për ti shpëtuar ndonjë sulmi ajror në Ukrainë (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktores Angelina Jolie ju desh të vraponte për t’u mbrojtur  kur u dëgjuan sirenat e sulmit ajror gjatë vizitës së saj në Lviv, Ukrainë, të shtunën.
Pamjet, të shpërndara gjerësisht në mediat sociale ukrainase, tregojnë një Jolie të veshur me një stil bazik dhe shoqëruesit e saj duke e çuar atë drejt një strehe të sigurt.

Jolie mund të shihet duke ecur me shpejtësi nëpër një stacion treni dhe duke vrapuar poshtë shkallëve ndërsa sirenat dëgjohen nëpër qytet.
Një burrë e pyet në fund të videos: “Ke frikë?” Ylli i Hollivudit përgjigjet: “Jo, jo, jam mirë”.

Lviv, në perëndim të Ukrainës, konsiderohet të jetë më i sigurt se vendet në lindje të vendit. Megjithatë, ajo ishte shënjestruar me sulme raketore në mes të prillit, duke rezultuar në vdekje civile.

Jolie ka qenë në rajon të paktën që nga e shtuna. Insider ka raportuar se ajo ka befasuar fansat duke u shfaqur në një kafene në Lviv. Më vonë të shtunën, NBC Neës raportoi se ajo u takua me fëmijë dhe jetimë.

Jolie, e dërguara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, ishte atje në një “kapacitet personal”, tha një zëdhënës i UNHCR-së për Insider.

Ekipi i aktores nuk iu përgjigj kërkesës së Insider për koment. Megjithatë, zëdhënësi i saj i tha NBC Neës se qëllimi i vizitës është “të dëshmojë ndikimin njerëzor të konfliktit dhe të mbështesë popullatën civile”.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *