• |
ide | kryesore

Yuri Kim mbledh në kafe ish ambasadorët e SHBA në Tiranë, mungon John Withers

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite. Kryediplomatja amerikane ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se disa gjëra i kanë të përbashkëta.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.

Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen.”



15 Comments

  1. NE DITET E ATYRE TE TJERVE SHQIPTARET ISHIN 90% PROAMERIKAN KURSE NE DITET E TUA JANE 50-55%PROAMERIKAN DHE PO FTOH PJESEN ME VITALE ME AMERIKEN SEPSE KOMUNISTET SJU KANE DASHUR DHE SJU DUAN .

  2. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.Me te gjithe keta amb salihu i ka quajtur komuniste

  3. Arritje te medha?????????

    Garbage.

    Rruga e Kombit iu dhurua 2 familjeve.

    Breguet po dhurohet.

    Kryeministria mban ere KORRUPSION

    SHENDETESINE e kane nene pertoke.

  4. Mariza Lino besoj eshte gati ta zevendesoje mese Kim mund te perfundoje mandatin…. meqe dhe heren e fundit nuk e beri sic duhet detyren…. ate te copetimit te Shqiperise!

  5. Pse degradoi situata kur ne shqiperi u emeruan ambasadore aziatike? Mendoj se atyre u mungon ndergjegjja amerikane. Nuk jane 100%. Deep inside they hate being american.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *