• |
ide | kryesore

Zelensky sot mban fjalim në Parlamentin e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot sot një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00, direkt nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga Kuvendi që ka thirrur sot më 3 maj, një seancë plenare të posaçme në orën 11:00. Lajmin e konfirmoi edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në mëngjes në Fb: “Dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtëpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë”.

Mesazhi i Zelenskyt për popullin shqiptar është në vazhdën e disa mesazheve të presidentit ukrainas, drejtuar kombeve që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin fuqimisht luftën e vendit të tij kundër agresionit rus.

Në njoftimin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, thuhet se Sekretari i Përgjithshëm është ngarkuar me marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me z. Zelenskyy gjatë seancës plenare.

Shkresa e Kuvendit:



2 Comments

  1. Presidenti bythqir i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë sot sot një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00, direkt nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.

    Mesazhi i bythqir Zelenskyt për popullin shqiptar është në vazhdën e disa mesazheve të presidentit bythqir ukrainas, drejtuar kombeve që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin fuqimisht luftën e vendit të tij kundër agresionit rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *