• |
ide | kryesore

Kremlini: Nuk do t’i shpallim luftë Ukrainës më 9 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon t’i shpallë luftë Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht në ditën e përkujtimit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, sipas BBC.

Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj. Më shumë se 20 milionë persona humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe tha se nuk ekziston asnjë shanc për këtë.

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë paradën ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia.



2 Comments

  1. Pse cfare i ke shpallur deri tani mor paramec skit, bakllava????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *